Një rast jo shumë i zakontë ka ndodhur këto ditë në Vushtrri.
Një qytetar ka kërkuar ndihmë në polici, pasi iu “zhduken” mijëra euro.
Siç raportohet ato para përfunduan në rrugë, e dyshohet se disa prej tyre i mori dikush.
Dyshohet se shuma e humbur është rreth 37 mijë euro të pazarit ditor të biznesit familjar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Mitrovicës.
Zëdhënësi i kësaj prokurorie Valon Preteni tha se hetimet kanë nisur lidhur me rastin.
Preteni tha se prokurori e ka autorizuar policinë për t’i ndërnarrë masat e nevojshme për zbardhjen e rastit.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, tha ai.
Në disa media është raportuar se viktima në polici se qesen me para e kishte lënë në furgon tek shtëpia e tij.
Tutje, sipas tij qesen e ka lënë mbi rrotën e furgonit dhe ishte larguar, pa e ditur që vëllai i tij do ta merrte më pas automjetin.
Thuhet se ai ka deklaruar se pasi vëllai i tij ka dalë me furgon në qytet, paratë janë shpërndarë nëpër rrugë, ku dyshohet se i kishin marrë disa persona.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur që ta identifikojë një të dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku edhe ka dorëzuar mbi 1 mijë euro që i kishte gjetur.
Rasti po vazhdon të hetohet.