Policia e Kosova ka arrestuar në Skenderaj një person të dyshuar - punëtor në një lokal ku zhvillohej veprimtari e ndaluar bixhozi.
“Gjatë bastisjes së lokalit, janë hasur dy aparate bixhozi, dy kompjuterë për printimin e tiketave të lojërave të fatit, dy shtëpiza të kompjuterit, dy tastiera, dy mausa, si dhe letra që shërbejnë për printim”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin.
Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.