Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë një person në Prishtinë, i cili ka raportuar se vëllai i tij është zhdukur.
Sinjali mëson se vëllai i viktimës ka deklaruar se 62-vjeçari është larguar nga shtëpia të martën e 5 marsit dhe familja ka pasur shpresë se ai do të kthehet, por gjatë gjithë kësaj periudhe nuk dinë gjë për fatin e tij.
Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.
Denoncimi i vëllait ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e burrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.