Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë qoftë nga bashkëshortët apo partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë një grua në Fushë Kosovë, e cila ka denoncuar të fejuarin e saj për dhunë.
35-vjeçarja ka deklaruar se pas një konflikti verbal me të fejuarin, ai e ka kërcënuar me thikë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së 22-vjeçarit, i cili është shtetas i Shqipërisë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.