Një person në Shtime ka raportuar se dikush i njohur për të, i ka vjedhur veturën e tij e cila ka qenë e parkuar.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.
“Shtime / 28.03.2024 – 12:10 . Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se sipas tij një i dyshuar mashkull kosovar (i njohur për ankuesin) dyshohet se i ka vjedhur veturën e tij e cila ka qenë e parkuar.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, raporti i plotë i Policisë.