Një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar ta largoj me dhunë gruan nga shtëpia.
Sipas raportit policor, pas intervstimit të palëve, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lipjan / 28.03.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka tentuar ta largoj me dhunë viktimën femër kosovare nga shtëpia.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.