Në strehimoren për rastet e dhunës “Shtëpia e sigurt” në Gjakovë, të enjten ka ndodhur një incident, ku një e mitur ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër.
Lajmin e ka konfirmuar për median, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Dje për motive ende të pa panjohur, një e mitur ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër në strehimoren për rastet e dhunës në Gjakovë”, tha ai.
Tutje, Elezaj konfirmoi se ,e vendim të prokurorit kompetent është iniciuar rast “sulm”, dhe lënda do të trajtohet në procedurë të rregullt.