Policia e Kosova ka njoftuar se po heton një rast të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit në Ferizaj.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një i dyshuar kishte shpërndarë në Facebook një faqe në të cilën bënte thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit të Ferizajt.
Rasti po hetohet.
Raporti i plotë:
Ferizaj / 28.03.2024 – Është raportuar se në rrjetin social facebook nga një faqe është shpërnda një video ku i dyshuari mashkull kosovar nxitë dhe bënë thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit. Lidhur me rastin me datën 31.03.2024 njësiti i hetimeve në konsultim me prokurorin ka inicuar lëndën e rastit e cila është ne procedure hetimore.