Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë hasur në një pushkë pneumatike, gjatë kontrollit të valixhes së njërit prej udhëtarëve.
Kjo pushkë është konfiskuar.
Rasti me vendim të prokurorit shkon në procedurë të rregullt.
“Aeroporti i Prishtinës 03.04.2024-14:00. Raportohet se gjatë kontrollit të valixheve nga ana e zyrtarëve doganor, në valigjen e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur një pushkë pneumatike e cila është konfiskuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim