Është arrestuar një 20-vjeçar në Ferizaj.
Ai po kërkohej për veprën penale “dhunim” me dënim burgimi prej 18 muajve.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me iniciale E.H., është arrestuar në rrugën “Driton Islami”.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.