Pak para mesnatës në rrugën “Luan Haradinaj”, në kryeqytet, është përfshirë nga zjarri një banesë.
Rrethanat ende janë të panjohura.
Ekipet zjarrfikëse, ekipi emergjent dhe policia, kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nuk dihet nëse ka të lënduar ose viktima në njerëz.