Një tentim-grabitje ka ndodhur në Leposaviq, ku një i dyshuar me maskë në kokë ka hyrë në një shtëpi, duke kërkuar gjësende me vlerë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari duke e kërcënuar gruan në shtëpinë e saj, kishte kërkuar gjësende me vlerë, por që nuk kishte arrit të gjej asgjë, me ç’rast ishte larguar.
“Leposaviq 04.04.2024-12:30. Viktima femër kosovare raporton se derisa ishte në shtëpinë e saj kishte hyrë një person i maskuar duke e kërcënuar dhe më pas kishte filluar që të kontrolloj duke kërkuar gjësende me vlerë, por i njëjti nuk kishte arritur që të marrë asgjë në shtëpinë e viktimës, me ç’rast i njëjti ishte larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore për trajtim të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.