Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacionin policor një person të dyshuar, pasi në automjetin e tij në Zveçan janë gjetur mallra që dyshohet se janë kontabanduar nga Serbia.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull serb, pasi që në automjetin e tij janë gjetur mallra (ëmbëlsira) pa dokumentacion përkatës dhe dyshohet që janë të kontrabanduara nga Serbia”, thuhet në raportin policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
Ndërsa, automjeti me mallra sipas policisë do të dërgohet në terminal doganor.