Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona tre burra e një grua, pasi që në bashkëveprim kanë sulmuar fizikisht një punëtor të burgut.
Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 03:20 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që në bashkëveprim e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtor i burgut).
Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.