Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.
Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një i tillë ka ndodh edhe para pak kohësh në autostradë Prishtinë-Pejë.
Aty shihet se si një veturë ka goditur anësoret e autostradës, ku për pasojë mjeti është dëmtuar.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.