Një grua ka raportuar në stacionin policor në Podujevë se është sulmuar fizikisht. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:00, shkruan Indeksonline.
Sipas policisë, viktima është një shtetase e huaj.
Ajo ka raportuar se një mosmarrëveshje me të dyshuarin, mashkull kosovar, ka çuar në sulm.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.