Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin me fatalitet në Leposaviq.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur përderisa njëra nga veturat po lëvizte në shiritin e kundërt të rrugës, ku janë ndeshur me veturën tjetër.
Njoftimi:
Leposaviq / 10.04.2024 – 00:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave ku si pasojë e lëndimeve te marra, dy drejtuesit meshkuj kosovarë kanë nderruar jete, ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore. Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur njëra nga veturat e involvuara në aksident ishte duke levizur ne shiritin e kundërt të lëvizjes, me c’rast është ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.