Zhduket një i mitur në Vushtrri

Kronikë e zezë

Zhduket një i mitur në Vushtrri

Më: 14 prill 2024 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Është zhdukur një djalë i mitur në Vushtrri.

Rastin në polici e ka lajmëruar babai i të miturit.

“Ankuesi kosovar me 13.04.2024 ka raportuar se, djali i tij-i mitur, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke  hetuar rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat