Një person ka raportuar të shtunën mbrëma se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij në Shtrubullovë.
Sipas tij, hajnat pasi kanë kryer vjedhje të rëndë janë larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Vjedhja është raportuar rreth orës 22 e 30.