Është arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka dëmtuar xhamin e derës së koridorit të një objekti
Policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin i dyshuari pas këndelljes është intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregull.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka dëmtuar xhamin e derës së koridorit te nje objekti.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas këndelljes është intervistuar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.