Një grua është sulmuar nga qentë në Shtërpcë.
Rastin në polici e ka lajmëruar vetë ajo.
Sipas raportit policor, viktima si pasojë e sulmit është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin, është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i qenve dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia në raport.