Një lokal është përfshirë nga zjarri në Gjakovë si pasojnë e një friteze me vaj në kuzhinë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është dëmtuar edhe një pjesë e një lokali tjetër.
“Njësitet relevante policore kanë qenë në lokacion, dhe ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon të hetohet."