Një person i gjinisë femrore është arrestuar pasi e njëjta përmes rrjeteve sociale kishte kanosur mashkullin kosovar.
Pas kontrolles femrës me shtetësi zvicrane iu është gjetur substancë narkotike. Pas intervistimit e njëjta është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.