Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në njoftimin për media thuhet se në një operacion të befasishëm që policia e stacionit të Podujevës ndërmori sot në orët e hershme të mëngjesit, arriti të arrestoj personin e kërkuar, i cili deri sot ishte në arrati.
“B. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej tri vitesh”, thuhet në njoftim.
Policia nuk ka dhënë detaje tjera.