Gazeta sot ka raportuar për një aksident trafiku me të lënduar në Mitrovicë.
Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se dy persona kanë pasuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti.
“Rreth orës 10:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë , segmenti rrugor në fshatin Shupkvcë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, tha ai.