Arrestohet një shtetas nga Maqedonia e Veriut në Ferizaj.
Policia e Kosovës sot ka arritur të lokalizojë dhe më pas të arrestojë në Ferizaj, një shtetas nga Maqedonia e Veriut, i vënë në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase.
Rasti do të trajtohet në koordinim me organet përkatëse dhe do të zbatohen procedurat e parapara për raste të tilla.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ruajtur rendin e sigurinë e brendshme dhe në thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë.