Tre persona janë arrestuar në Drenas dje.
Kjo pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kanë kanosur, si dhe kanë tentuar ta sulmojnë një zyrtar policor.
Ky i fundit ishte jashtë detyrës zyrtare.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.