Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë automatike AK 47.
Gjithashtu, të njëjtit i janë sekuestruar edhe disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok.
Në raportin ditor është bërë e ditur se rasti ka ndodhur dje në Zveçan dhe i njëjti është në procedurë hetimore.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë automatike AK 47, disa karikatore, nje sasi e municionit dhe një elektroshok. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftim.