Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë në rrugën Lipjan-Veternik.
Sipas njoftimit nga policia, shoferët janë gjobitur me nga 400 euro, katër pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi I mjetit me veprim motorik.
Njoftimi i plotë:
"Identifikimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë”
Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit "Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.