Të hënën në Prishtinë dy zyrtarë të bankave kanë njoftuar se gjatë kontrollit të parave të deponuara kanë hasur në para të falsifikuara.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, në rrugën “Robert Doll”, zyrtarja e një banke ka njoftuar se ka hasur në 3x 100 € /1×20 € dhe 1×50€ të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në rrugën “Ukshin Hoti”, ku zyrtari i një banke ka njoftuar se ka hasur në 428 X 2€ të falsifikuara.
Policia njofton se rastet janë duke u hetuar.