I dyshuari që sulmoi fizikisht një grua në një parking në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, është arrestuar dje nga Policia e Kosoës. Pas identifikimit nga ana e Policisë, ai u arrestua në qytetin e Pejës.
Ndërkaq sot i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit, për veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. I njëjti është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh”, tha Ulaj për Klanin.
I dyshuari është arrestuar dje pak orë pasi është publikuar videoja që tregonte sulmin ndaj një gruaje.
Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht i kishte shkaktuar dy aksidente trafiku, e më pas shoferet e dy veturave të aksidentuara i kishte sulmuar fizikisht.