Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjohur i kanë hapur me forcë shtëpinë e tij.
Ata kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.
Nuk jepen detaje tjera.