Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë dhe 12 fishekë, gjatë kontrollit të veturës së një personi.
I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar.
Rasti ka ndodhur në Istog
“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dymbëdhjetë (12) copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK në raportin 24-orësh.