Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Sot gjatë orës 18:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Raushqi të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë, nga ky aksident një persona ka mbetur i lënduar.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Pejën, Driton Rugova.
Rugova tha se nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 18:30, policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Raushiq – Pejë, ne këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Rugova.