Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan.
Ku dy persona dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me dokumente brenda një zyre.
Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar viktima, teksa e gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Policia bën me dije se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.