Një vajzë në Kaçanik dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një mashkull.
Rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur nëna e vajzës, e cila ka thënë se vajzën e saj e ka marrë në veturë një person i panjohur.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare, dyshohet se është marrë nga një person i panjohur me veturë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale.
Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.