Është arrestuar një person në Graçanicë i dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Policia e Kosovës njofton se i njëjti ka goditur qëllimisht një veturë në të cilën ndodheshin brenda një vajzë dhe një mashkull.
Si pasojë e goditjes, të njëjtit kanë pësuar lëndime dhe më pas kanë pranuar tretman mjekësor.
“Graqanicë / 02.05.2024 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë të tij ka goditur veturën e viktimave femër dhe mashkull kosovarë. Gjatë aksidentit lëndime kanë pësuar viktimat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.