Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një grua nga Podujeva, e cila ka raportuar se e bija 14-vjeçare është zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Raportohet se nëna e saj ka deklaruar se vajza kishte dalë nga shtëpia më 1 maji dhe më nuk është kthyer.
Përballë kësaj situate, ajo vendosi që ta njoftojë Policinë.
Denoncimi i saj ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.