Telashet mes anëtarëve të një familjeje vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjitha qytetet e vendit. Për pasojë vëllezërit e kushërinjtë përfshihen në ngatërresa në mes vete të cilat eskalojnë në sharje, kërcënime, përleshje fizike.
Një rast i tillë ka ndodh sot gjatë ditës edhe në fshatin Sibovc të Podujevës.
Aty dyshohet se kushërinjtë janë përleshur ndërmjet vete për shkak të një prone.
Për pasojë nga konflikti janë lënduar dy persona.