Në Shtimë, të hënën është arrestuar një grua pasi e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar babanë e saj.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, viktima kishte pranuar tretman mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar, babanë e saj.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.