Një mjet shpërthyes është gjetur në fshatin Kijevë të Malishevës.
Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se derisa ishte duke punuar tokën e tij, kishte hasur në mjetin e dyshuar.
Njësiti policor ka shkuar në vendin e ngjarjes.
“Njësia e deminimit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar”, njofton tutje policia në raport