Të martën në fshatin Çabër të Zubin Potokut një person e ka sulmuar fizikisht një tjetër për shkaqe prone.
“Pas një mosmarrëveshjeje verbale rreth një kontesti pronësor, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Palët janë intervistuar.
Me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.