Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Dragash pasi duke mos respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë ka tentuar të godasë ata me veturën e tij.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari njërin nga policët e ka goditur me pasqyrë anësore.
Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si “Pengim i personit zyrtar”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, dhe me veturën e tij ka tentuar që ti godasë ata, me që rast njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.