Në stacionin policor në Pejë, të mërkurën ka shkuar një qytetare me inicialet K. B. e cila ka dërguar një çantë krahu që e kishte gjetur në parkun Karagaç të këtij qyteti.
Policia bën të ditur se në çantë ishte një kuletë me të holla dhe dokumente personale:
– 480 franga zvicerane,
– 100 dollarë amerikanë,
– 93 euro,
– 1 zinxhir ari dhe
– dokumente personale.
Organet e rendit njoftojnë se të gjitha gjërat e lartcekura i janë kthyer qytetares.