Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Junik.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një pushkë ajrore, një hark me 6 shigjeta dhe 61 fishekë kalibrash të ndryshëm.
Sipas njoftimit, i dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë në formë rekreacioni në bjeshkë ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një pushkë ajrore, një hark me 6 shigjeta dhe 61 fishekë kalibrash të ndryshëm. I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë në formë rekreacioni në bjeshkë ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.