Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë tek Parku i Biznesit në Drenas.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes, shihet se njëra nga veturat e përfshira në aksident, ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
E si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata në atë pjesë të rrugës.