Dje grabiti makinën e çiftit italian në Vlorë, arrestohet hajduti i liruar nga amnistia

Kronikë e zezë

Dje grabiti makinën e çiftit italian në Vlorë, arrestohet hajduti i liruar nga amnistia

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:59
Ilustrim

Policia e Vlorës pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, ku u grabit makina e një çifti Italian duke i thyer xhamin, u vu në ndjekje të autorit të dyshuar që nga mbrëmja e djeshme deri në momentin e arrestimit pasditen e sotme në lagjen 28 nëntori.

Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës autori i dyshuar ka vërejtur së po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të ikë me vrap.

Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij.

Sipas informacioneve i ndaluari rreth 35 vjeç me mbiemër Myrtaj sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat