Vetura godet babain me dy fëmijë në Gjakovë, i dyshuari lirohet nga Policia

Kronikë e zezë

Vetura godet babain me dy fëmijë në Gjakovë, i dyshuari lirohet nga Policia

Më: 14 maj 2024 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë përveç dëmeve të shumta, po shkaktohen edhe viktima të shumta.

Një rast i tillë ka ndodh edhe sonte në Gjakovë, konkretisht në rrugën “Bardhyl Qaushi”, ku një veturë ka goditur një baba me dy fëmijët e tij, njëri 9-vjeçar dhe tjetri 12-vjeçar.

Media mëson se tre viktimat, babai me dy fëmijët janë dërguar për trajtim mjekësor, por më pas janë liruar, pasi fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime të rënda.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Trafikut Rajonal në Gjakovë, e cila ka njoftuar se i dyshuari për rastin është liruar.

“I dyshuari është shoqëruar në stacion dhe pas përfundimit të procedurave është liruar”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat