Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi ka rrahur dy gra njëra prej tyre e mitur.
Rasti ka ndodhur në Skenderaj, ku policia ka bërë të ditur se i dyshuari dhe viktimat jaën familjar mes vete.
Raporti i plotë:
Skenderaj 18.05.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar dy viktimat femra kosovare (njëra e mitur).
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari dhe viktimat janë familjar në mes vete. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.