Një person është arrestuar në flagrancë në Obiliq për veprën penale “tentim vjedhje”.
Sipas policisë, i dyshuari ishte identifikuar dhe ishte në kërkim edhe për dy raste të tjera të vjedhjeve që kanë ndodhur në një market në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq më 9 dhe 21 maj të këtij viti.
Njoftimi:
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje
Sot rreth orë 12:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Obiliqit, është arrestuar në flagrancë një person për veprën tentim vjedhje.
Personi i dyshuar ishte identifikuar dhe ishte në kërkim për dy raste të vjedhjeve, që kanë ndodhë në një market në rrugën "Hasan Prishtina" në Obiliq, me datat 9 dhe 21 maj 2024.
Personi i arrestuar:
N.T, mashkull, 33 vjeç,
pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.